Thursday, October 6, 2016

Pas WhatsApp, edhe Messenger me mesazhe të koduara



Tashmë Facebook do t’u japë mundësi përdoruesve të aplikacionit Messenger që të mbrojnë bisedat e tyre në mënyrë të mos monitorohen nga hakerat, agjencite qeveritare dhe nga vetë Facebook.

Në fakt, kodimiMessenger ka nisur që në korrik, por sipas disa burimeve për Wired, kodimi është i vlefshëm për 1 miliardë përdorues të aplikacionit.

Kodimi i ri i Messenger vjen në formën e “bisedës sekrete”, një opsion që bëhet i vlefshëm duke klikuar në emrin e përdoruesit në një bisedë.
Sapo e aktivizoni mund të bisedoni normalisht, me opsionin e shtuar të kohës vetëshkatërruese në mesazhet tuaja, nga çdo vend. Kjo kohë është nga pesë sekonda në një ditë.

Kodimi do të jetë i vlefshëm nëse të dy përdoruesit kanë versionin e fundit të Messenger. /albeu.com/ http://www.albeu.com/teknologji/pas-whatsapp-edhe-messenger-me-mesazhe-t-koduara/263109/